Meloni vijon pushimet familjare, momenti spektakolar i hedhjes nga varka bën xhiron e rrjetit
Giorgia Meloni po shijon disa ditë pushimi në Sardenjë, larg angazhimeve politike, së bashku me vajzën e saj, Ginevra. Kryeministrja italiane është fotografuar gjatë një daljeje me varkë në ujërat e ishujve të La Maddalena-s, mes Caprera, Spargi dhe Budelli, ku ka shijuar detin dhe temperaturat e larta të gushtit.
Pamjet e publikuara nga revista italiane Gente tregojnë Melonin teksa hidhet nga varka në ujërat e kaltra të Sardenjës. E veshur me një kostum banje të zi njëpjesësh dhe syze dielli, kryeministrja duket dukshëm larg atmosferës zyrtare.
Gjatë ditës së pushimit, Meloni dhe vajza e saj kanë eksploruar ujërat dhe bukuritë natyrore të arkipelagut të La Maddalena-s. Ato kanë kaluar kohë në varkë, kanë bërë banjë, janë marrë me diell dhe kanë shijuar momente së bashku. Sipas revistës, Ginevra po i ngjan gjithnjë e më shumë nënës së saj, ndërsa edhe modeli i ri i flokëve të Melonit ka tërhequr vëmendje.
Pas ditëve në Sardenjë, pushimet e kryeministres italiane pritet të vijojnë në Salento, në jug të vendit. Meloni pritet të rikthehet më pas në Palazzo Chigi për rifillimin e angazhimeve politike. Pushimet e saj këtë verë kanë tërhequr vëmendje edhe për përpjekjet për të ruajtur privatësinë, megjithëse fotografët kanë arritur të kapin disa nga momentet e saj më të relaksuara buzë detit.