E martë, 17 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kombetarja›Menaxheri i Mitajt: në pjesën e dytë të sezonit do të jetë protagonist te Genoa

Menaxheri i Mitajt: në pjesën e dytë të sezonit do të jetë protagonist te Genoa

Mario Mitaj iu bashkua Genoas gjatë verës, duke u transferuar nga Al Ittihad në kampionatin italian, raporton Top Channel. Fillimi i sezonit për mbrojtësin e Kombëtares nuk ka qenë ai i prituri, pasi deri tani ai nuk është aktivizuar shumë me skuadrën e re.

Agjenti i tij, Silvio Pagliari, është megjithatë i bindur se Mitaj do të bëhet protagonist në futbollin italian. Në një intervistë për Tuttomercatoweb, ai ka thënë se pret që mbrojtësi kuqezi të luajë më rregullisht në pjesën e dytë të sezonit.

Sipas Pagliarit, Mitaj e nisi sezonin nën ritëm sepse vjen nga një kampionat i ndryshëm, por në ndeshjet e fundit është parë versioni i tij i vërtetë. Agjenti e cilëson atë një lojtar të rëndësishëm dhe të fortë, pjesë e Kombëtares, me të cilën ka zhvilluar ndeshje të mëdha, dhe beson se ai mund të jetë protagonist në fazën e dytë të sezonit.

Lini një koment