E diel, 8 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Mëngjes i ftohtë dhe mjegull në disa zona, gjatë ditës temperatura deri në 12 gradë

Mëngjes i ftohtë dhe mjegull në disa zona, gjatë ditës temperatura deri në 12 gradë

Sot në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe intervale diellore.

Në disa zona të ulëta parashihet të paraqitet dukuria e mjegullës.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të zbresin nga -4 deri në -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet do të shënojnë vlera nga 8 deri në 12 gradë celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–3 metra për sekondë.

Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe temperatura më të buta gjatë ditës. /Telegrafi/

Lini një koment