Wednesday, 26 August 2026
54°F Detroit
BallinaSportiMerkato/ Julián Álvarez “sëmuret” dhe nuk stërvitet, Atlético Madrid e vendosur për të mos e shitur te Barça

Merkato/ Julián Álvarez “sëmuret” dhe nuk stërvitet, Atlético Madrid e vendosur për të mos e shitur te Barça

Çështja “Julián Álvarez” në Spanjë me kalimin e ditëve po rëndohet edhe më shumë. Klubi madrilen ditën e sotme bëri me dije se sulmuesi argjentinas nuk është stërvitur me grupin për shkak të një problemi fizik.

Për ekspertët e merkatos motivi i vërtetë i mungesës së argjentinasit ka të bëjë me qëndrimin që po mban klubi i tij në merkato. Julián Álvarez po bën gjithçka për të detyruar Atletico Madrid për ta shitur te Barça, por skuadra kryeqytetase është e vendosur.

Deri më tani është kuptuar se Atletico heq dorë nga shërbimet e Julián Álvarez për një shifër jo më të vogël se 150 milionë euro, por ka vendosur një kusht, destinacioni nuk do të jetë Barcelona.

Lini një koment