E premte, 20 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Messi më i paguari në MLS me 28.3 milionë dollarë në vit, pas tij Lewandowski dhe Griezmann

Messi më i paguari në MLS me 28.3 milionë dollarë në vit, pas tij Lewandowski dhe Griezmann

Lionel Messi mbetet lojtari më i paguar i kampionatit MLS në SHBA. Sipas të dhënave të fundit të Sindikatës së Futbollistëve, argjentinasi kryeson listën e më të paguarve, edhe pse në moshën 39-vjeçare.

Messi ka një kontratë me Inter Miami deri në vitin 2028. Ai përfiton prej saj 28.3 milionë dollarë, gati 8 milionë dollarë më shumë se vitin e kaluar. Në këtë llogari nuk përfshihen të ardhurat e futbollistit nga burime të tjera.

Polaku Robert Lewandowski, që luan për Chicago që prej verës që shkoi, mban vendin e dytë në këtë klasifikim, me 19.51 milionë dollarë në vit. Në vend të tretë është sulmuesi francez Antoine Griezmann, me gati 13.94 milionë dollarë.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment