METEO – Turqia lindore goditet nga një tërmet me magnitudë 5,2 ballë Rihter

STAMBOLL, 4 prill /ATSH-DPA/- Autoriteti turk i fatkeqësive njoftoi sot se provinca lindore e Van, është goditur nga një tërmet me magnitudë 5,2 ballë Rihter.
Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima ose dëme, tha agjencia AFAD në një deklaratë, duke shtuar se vlerësimet në terren janë duke vazhduar.
“Tërmeti goditi rrethinën Tuşba në orën 08:52 të mëngjesit në një thellësi prej 7 kilometrash, me lëkundje të ndjera edhe në provincat përreth”, shtoi autoriteti.
Turqia ndodhet në vijën famëkeqe të çarjes së Anadollit Verior.
Lëkundjet e fuqishme vijne pas tërmeteve të dyfishta shkatërruese të vitit 2023 në rajon.
Tërmetet shkaktuan vdekjen e më shumë se 50 000 njerëzve vetëm në Turqi dhe shkatërrime të gjera në të gjithë Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore.
Shkencëtarët kanë paralajmëruar për një tërmet shkatërrues që pritet të ndodhë në metropolin kryesor të vendit, Stambollin. //a.i/