E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›METEO – Greqia përgatitet për reshje të dendura shiu dhe stuhi

METEO – Greqia përgatitet për reshje të dendura shiu dhe stuhi

ATHINË, 1 nëntor /ATSH-ANA/ – Reshje shiu dhe stuhi parashikohen të fillojnë sot dhe të vazhdojnë të paktën deri të hënën, më 2 nëntor, kryesisht në Greqinë perëndimore dhe veriore si dhe në ishujt e Egjeut lindor.

Sipas një njoftimi urgjent për motin, të lëshuar nga Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Greqisë (EMY), është shpallur një alarm i nivelit portokalli për reshje shiu që në zona të caktuara do të jenë të dendura si dhe për stuhi në ishujt e Jonit, nga orët e hershme deri në mesditë, në Peloponezin perëndimor dhe jugor, nga mëngjesi i hershëm deri pasdite.

Edhe Maqedonia Qendrore dhe Lindore, nga mëngjesi deri vonë në mbrëmje, shtuar ishujt e Egjeut verior dhe lindor, nga pasditja deri vonë në mbrëmje dhe të Dodekanezit, duke filluar nga pasditja, do të jenë të përfshira.

Të hënën do të përfshihen ishujt e Jonit, Epiri, Greqia Qendrore perëndimore dhe Peloponezi perëndimor, nga pasditja deri vonë në mbrëmje./ a.jor.

Lini një koment