E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperia“Metro”: Turistët po zhvendosen në Mesdhe

“Metro”: Turistët po zhvendosen në Mesdhe

Në një artikull të botuar në të përditshem britanike “Metro”, gazetarja Alice Murphy e rendit Shqipërinë mes destinacioneve më të lira dhe më tërheqëse për pushime verore në Europë, duke e veçuar si një prej zgjedhjeve më të mira për turistët që kërkojnë çmime të favorshme kundrejt destinacioneve tradicionale si Spanja apo Greqia.

Sipas artikullit, harta e re e turizmit europian është zhvendosur drejt Lindjes dhe Mesdheut Lindor,

Në këtë valë ndryshimi, një vëmendje tejet të veçantë po merr edhe Shqipëria.

Riviera Shqiptare e cila cilësohet si ‘Karaibet e Europës’, është kthyer në magnet për turistët që kërkojnë det të kristaltë, por me kosto më të ulët se Greqia apo Italia  fqinje.

Ekspertët e fushës sqarojnë se ndryshimi nuk lidhet vetëm me biletat e avionit, por me kostot e jetesës në destinacion.

Ushqimi, pijet dhe hotelet ofrojnë një vlerë më të ulët se vendet e tjera.

Artikulli vlerëson gjithashtu se Shqipëria ofron një mori atraksionesh turistike, nga muzetë dhe qytetet historike, te jeta moderne e kryeqytetit, dhe relaksi në rivierën shqiptare.

Në veçanti, theksohet se vendi po tërheq vizitorë jo vetëm falë plazheve mahnitëse, por edhe për eksperiencën autentike që ofron si dhe kulinarinë.

Në renditjen e destinacioneve më të mira dhe më ekonomike për pushime në Europë sipas revistës britanike, Shqipëria kryeson mes vendeve si Mali i Zi, Turqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Rumania dhe Bosnjë- Hercegovina.  

Klan News

/tvklan.al

Lini një koment