Michigan investon 50 milionë dollarë në projektminierën e bakrit në U.P.
Një projektminierë e propozuar Copperwood me vlerë rreth 425 milionë dollarë do të ndërtohet në qarkun Gogebic dhe pritet të ketë ndikim të rëndësishëm ekonomik për zonën. Sipas një njoftimi të Republikanëve në Dhomën e Michiganit, projekti mund të krijojë rreth 300 vende pune gjatë ndërtimit dhe të sigurojë të paktën 700 vende pune afatgjata.
Sipas michigannewssource, paketa e mbështetjes shtetërore përfshin thuajse 45 milionë dollarë nga Programi i Gatishmërisë së Vendndodhjeve Strategjike për Copperwood Resources Inc. dhe mbi 5 milionë dollarë për Komisionin e Rrugëve të Qarkut Gogebic. Ky financim u miratua pa polemika.
Përfaqësuesit lokalë e përshëndetën vendimin si një mundësi për ringjalljen ekonomike të rajonit. Përfaqësuesi i shtetit Karl Bohnak e përshkroi investimin si një fitore për familjet punëtore dhe një hap drejt ndalimit të ikjes së të rinjve që kanë lënë zonën për shkak të mungesës së vendeve të punës. Ai përmendi mbylljet e mëparshme të minierës White Pine, fabrikës së letrës Ontonagon dhe institucionit penal Ojibway si shembuj të humbjeve ekonomike që projketet e reja mund të ndihmojnë të kompensohen. Përfaqësuesi Greg Markkanen vuri theksin te nevoja për mundësi punësimi që të mbajnë të rinjtë në vend dhe tha se investimi sjell shpresë të re për Gogebic dhe pjesën perëndimore të U.P.
Kundërshtarët e projektit kanë ngritur shqetësime për ndikimin mjedisor dhe për turizmin, duke u fokusuar te afërsia me Parkun Shtetëror të Rezervës së Porcupine Mountains. Siç raporton michigannewssource, këto shqetësime janë bërë pjesë e debatit publik përpara fillimit të punimeve.