Saturday, 2 May 2026
54°F Detroit
BallinaBasketbolliMilani aktivizon Ardon Jasharin si zëvendësues i Modrić dhe synon një ‘Tonali-bis’

Milani aktivizon Ardon Jasharin si zëvendësues i Modrić dhe synon një ‘Tonali-bis’

Ardon Jashari pritet të marrë një rol më të rëndësishëm te Milani në ndeshjen e së dielës kundër Sassuolos, duke u konsideruar si zëvendësuesi i Luka Modrić pas dëmtimit të kroatit.

Sipas telesport, mesfushori shqiptaro-zviceran është gati të hedhë hapin e radhës, ndërsa klubi i beson perspektivës së tij. Drejtuesit nuk kanë ndërmend ta ofrojnë për shitje apo huazim dhe shpresojnë që Jashari të përmirësohet pas një adaptimi të ngadaltë në radhët kuqezinj.

Klubi synon të krijojë një zhvillim të ngjashëm me atë të Sandro Tonalit, duke pritur që lojtari të lë pas një sezon të vështirë dhe të shpërthejë në të dytin. Vetë Jashari synon të shfrytëzojë mungesën e Modrić për të fituar më shumë hapësirë dhe minuta loje.

I blerë verën e kaluar për më shumë se 35 milionë euro, mesfushori i lindur në 2002 ka regjistruar deri tani 14 paraqitje, një asist dhe 667 minuta me fanellën e Milanit, raporton telesport.

Lini një koment