Milani me plane të mëdha për mbrojtjen! Gonçalo Inacio në janar dhe Van Dijk në verë
Gonçalo Inacio menjëherë, Van Dijk në verë. Ëndërrojnë tifozët e Milanit, shpresojnë edhe Amorim dhe Cardinale. Klubi kuqezi ka në plan të bëjë investime të rëndësishme në merkato dhe portugezi është një nga lojtarët e preferuar të trajnerit aktual. Zërat për përpjekje të reja të Milanit para merkatos së janarit konfirmohen në Portugali.
“Kapiteni i Sporting Lisbonës sërish në radarët e Milanit – shkruan ‘ABola’. – Mund të ketë një marrëveshje në janar, i përshtatet në mënyrë perfekte stilit të lojës së Amorim”. Klubi portugez mbahet fort pas klauzolës prej 60 milionë eurosh në kontratën e mbrojtësit, ndërsa te Milani shpresojnë se mund ta marrin këtë futbollist për një shifër më të ulët.
Nëse Inacio është një goditje e arritshme, Van Dijk është më shumë një sugjerim. Ditët e fundit, nga grumbullimi me Holandë, mbrojtësi i Liverpool-t ka lënë të hapur largimin e mundshëm nga ‘Reds’. Dhe kjo është muzikë për veshët e Cardinale-s, që e vlerëson shumë lojtarin, por jo vetëm ai. Mbrojtësi 35-vjeçar preferohet edhe nga Zlatan Ibrahimovic.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, do të duhet një Milan me ambicie për titullin që ta bindë holandezin, i cili kërkohet edhe nga klubet turke. Është një ide dhe Cardinale është gati të përfitojë për të afruar në skuadër një element me personalitet dhe eksperiencë.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.