Friday, 19 June 2026
54°F Detroit
BallinaSeria AMilani, nga Allegri tek… Allegri. 13 trajnerë në 11 vite, por në Champions vetëm me Piolin

Milani, nga Allegri tek… Allegri. 13 trajnerë në 11 vite, por në Champions vetëm me Piolin

Që nga sezoni 2013-14, periudha e parë e Massimiliano Allegrit te Milani, klubi kuqezi ka ndërruar plot 13 trajnerë në 11 vite. Megjithatë, vetëm Stefano Pioli arriti ta rikthejë “Djallin” në Champions League, duke siguruar kualifikimin për 4 sezone radhazi.

Suksesi më i madh i kësaj periudhe ishte titulli kampion i fituar nga Pioli në sezonin 2021-22, që i dha fund pritjes së gjatë të klubit për “scudetton”. Përveç këtij trofeu, Milani ka fituar edhe dy Superkupa Italie; e para me Vincenzo Montella në sezonin 2016-17 dhe e dyta me Sérgio Conceição në sezonin 2024-25.

Milani, nga Allegri tek Allegri, 13 trajnerë mes kaosit dhe pak stabiliteti Që nga sezoni 2013-14 me Massimiliano Allegri, skuadra e Milanit ka kaluar një periudhë me ndryshime të vazhdueshme në stol. Pas Allegrit erdhën me radhë: Clarence Seedorf (2013-14), Filippo Inzaghi (2014-15), Siniša Mihajlović (2015-16), më pas Cristian Brocchi, që e mbylli sezonin pas largimit të Mihajlović.

Në 2016-17 erdhi Vincenzo Montella, i cili fitoi Superkupën e Italisë. Më pas Rino Gattuso drejtoi ekipin nga 2017 deri më 2019. Sezoni 2019-20 nisi me Marco Giampaolo, por shpejt u zëvendësua nga Stefano Pioli, i cili qëndroi deri më 2023-24 dhe pati kulmin me titullin 2021-22 dhe kualifikime të vazhdueshme në Champions League.

Më pas erdhën Paulo Fonseca (2024), Sérgio Conceição që fitoi Superkupën Italiane më 2025, dhe rikthimi i Allegrit për sezonin 2025-26, i cili u mbyll me dështimin për kualifikim në Champions.

Lini një koment