Tuesday, 30 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaMiliona euro detyrime! Tatimet ‘nuk falin’ më, sekuestrohen 8 makina luksoze

Miliona euro detyrime! Tatimet ‘nuk falin’ më, sekuestrohen 8 makina luksoze

29 maj 2026 – Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se masat shtrënguese ndaj tatimpaguesve që nuk përmbushin detyrimet ligjore do të vijojnë pa kompromis, përfshirë subjektet e referuara në Prokurori dhe ata që kanë krijuar detyrime të reja pas 31 dhjetorit 2024, të cilat nuk përfshihen në ligjin për fshirjen e borxheve tatimore.

Sipas postimit më të fundit në faqen zyrtare në Facebook, theksohet se strukturat e specializuara kanë kaluar nga bllokimi i llogarive bankare në sekuestrimin e aseteve të debitorëve, deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve.

Një rast i tillë është shënuar në Tiranë, ku një tatimpaguesi me detyrime të papaguara në vlerën 6.4 milionë euro i janë sekuestruar 8 automjete luksoze, mes tyre McLaren, Mercedes-Benz dhe BMW.


 Nga 10 qershori i këtij viti, qytetarët dhe subjektet do të kenë mundësinë të përfitojnë nga disa lehtësi ligjore për detyrimet e prapambetura. Skema e faljes është e ndarë në tri kategori kryesore, në varësi të periudhës kur ka lindur detyrimi…*Lexo më shumë

Administrata Tatimore pritet të bëjë aktive platformat online ku çdo subjekt mund të verifikojë shumën ekzakte të borxhit dhe penaliteteve.

Lini një koment