Monday, 24 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaMinistri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

Ministri i mbrojtjes, Ermal Nufi, pas mbledhjes së qeverisë në Pogradec, ku u diskutuan prioritetet e vitit të dytë të mandatit qeverisës, tha se ishte një hap më shumë drejt koordinimit të prioriteteve dhe objektivave të qeverisë.

“Pogradec, në takimin e zgjeruar dy-ditor me Kryeministrin Edi Rama, Drejtuesit Politikë, kolegë të kabinetit qeveritar, drejtues të disa prej agjencive shtetërore – në një tjetër hap drejt koordinimit të prioriteteve dhe objektivave të punës së qeverisë me në qendër qytetarin dhe Shqipërinë 2030 në BE.

Ndërkohë, me #BESA dhe #PraniaBesnike ndërtojmë një marrëdhënie të re me njerëzit dhe për njerëzit. Të angazhuar plotësisht për ta kthyer fjalën në përgjegjësi dhe përgjegjësinë në punë konkrete.”, shkruan Nufi në rrjetet sociale.

Lini një koment