E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaBotaMinistria e Jashtme: Irani nuk ka bërë asnjë kërkesë për armëpushim

Ministria e Jashtme: Irani nuk ka bërë asnjë kërkesë për armëpushim

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei ka hedhur poshtë pretendimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump se vendi i tij kishte bërë kërkesë për armëpushim.

Baghaei tha sot se deklaratat e Trump ishin të rreme dhe të pabaza.

“Këto janë mashtrime të SHBA-së për të justifikuar politikën e saj të paligjshme të luftës”, tha ai.

“Irani është aktualisht nën sulm armiqësor dhe do të vazhdojë sulmet e tij hakmarrëse”, tha Baghaei , duke shtuar se Teherani nuk po i kushtonte vëmendje deklaratave të tilla mashtruese dhe të pabaza.

Më herët, Trump pretendoi se Irani kishte kërkuar një armëpushim.

Republikani shkroi në platformën “Truth Social” se administrata e tij do ta shqyrtonte këtë sapo Ngushtica e Hormuzit të ishte e lirë për të kaluar.

“Deri atëherë, do të vazhdojmë të bombardojmë Iranin “që në Epokën e Gurit!!!”, tha Trump.

Presidenti amerikan ia atribuoi kërkesën për armëpushim “Presidentit të Ri të Regjimit” të Iranit.

Mbetet e paqartë se kujt saktësisht po i referohej, pasi presidenti amerikan nuk përmendi një emër specifik. //a.i/

Lini një koment