E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Minuta të garantuara për telentet shqiptarë, Komiteti Ekzekutiv në FSHF miraton rregullin e ri

Minuta të garantuara për telentet shqiptarë, Komiteti Ekzekutiv në FSHF miraton rregullin e ri

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar rregullin për aktivizimin e detyrueshëm të lojtarëve të rinj në kampionatet kombëtare, i cili do të hyjë në fuqi duke nisur nga sezoni sportiv 2026–2027.

Ky vendim është pjesë e strategjisë së FSHF-së për zhvillimin e futbollit shqiptar, rritjen e mundësive për futbollistët e rinj dhe krijimin e një baze më të fortë për ekipet kombëtare.

Gjithashtu, ky rregull përveçse synon rritjen e aktivizimit të futbollistëve të rinj shqiptarë në kampionatet kombëtare, rritjen e konkurrencës ndërmjet futbollistëve vendas, ka për qëllim krijimin e një modeli të qëndrueshëm zhvillimi për dekadën e ardhshme.

Sipas rregullores së miratuar, në kampionatin Abissnet Superiore dhe në Kupën e Shqipërisë, çdo skuadër do të ketë detyrimin të aktivizojë nga minuta e parë, për të paktën një pjesë loje, një futbollist të datëlindjes 2007 e në vijim, me pasaportë shqiptare.

Lini një koment