Friday, 1 May 2026
54°F Detroit
BallinaNBAMitchell dhe Harden nuk mjaftuan, Raptors fitojnë ndeshjen e tretë ndaj Cavaliers
NBA

Mitchell dhe Harden nuk mjaftuan, Raptors fitojnë ndeshjen e tretë ndaj Cavaliers

Në ndeshjen e tretë të Playoff-it të NBA-së, Cleveland Cavaliers u mundën nga Toronto Raptors me rezultatin 126-104. Megjithëse Cavaliers mbajnë avantazhin 2-1 në seri, ylli i tyre Donovan Mitchell nuk arriti të performojë në nivel të lartë.

Mitchell përfundoi me 15 pikë, duke shtuar pesë kërcime dhe tre asistime, por me një përqindje shënimi prej 44 për qind dhe vetëm një trepikësh të realizuar nga shtatë tentime. Ai pati gjithashtu tri humbje topi. Asnjë lojtar tjetër i Cavaliers nuk u dallua veçanërisht; gjithsej gjashtë lojtarë shënuan dyshifror, por kjo nuk mjaftoi.

James Harden ishte më i miri për ekipin e tij me 18 pikë, katër kërcime dhe katër asistime, por edhe ai pësoi tetë humbje topi. Max Strus shtoi 15 pikë nga banka rezervë.

Cleveland shënoi vetëm 31 për qind nga attemptet për trepikësh, krahasuar me Raptors, që ishin mbi 61 për qind në këtë element. Humbjet e topit rezultuan fatale për Cavaliers, të cilët gabuan 22 herë, duke lejuar Raptors të shënonin 23 pikë nga këto gabime.

RJ Barrett dhe Scottie Barnes ishin të jashtëzakonshëm për Raptors me nga 33 pikë secili, ndërsa Barnes shtoi edhe 11 asistime për një double-double. Collin Murray-Boyles kontribuoi me 22 pikë nga banka.

Raptors morën epërsinë 31-25 pas kuarterit të parë, por Cavaliers reaguan dhe ekuilibruan rezultatin 54-54 në pjesën e parë, me Harden dhe Mitchell që shënuan nga shtatë pikë secili deri në pushim.

Scottie Barnes shkëlqeu me 31 pikë në tre kuarteret fillestare, duke ndihmuar Toronto që të përparonte me dy pikë në prag të pjesës së katërt. Në periudhën e fundit, Raptors bënë një seri prej 16-0 dhe sigurojnë fitoren, teksa të dy ekipet përdorën lojtarët e rezervave në fund.

Fituesi i kësaj serie do të përballet me fituesin nga dueli midis Detroit Pistons dhe Orlando Magic në gjysmëfinalet e Konferencës Lindore, ku aktualisht kjo seri është e barabartë 1-1.

Ndeshja e katërt midis Cleveland dhe Toronto do të zhvillohet të dielën në Toronto.

Lini një koment