Saturday, 25 July 2026
54°F Detroit
BallinaBasketbolli ne KosoveMitrovica mposht Ludogoretsin dhe kualifikohet në rundin e dytë të Ligës së Kampionëve

Mitrovica mposht Ludogoretsin dhe kualifikohet në rundin e dytë të Ligës së Kampionëve




July 25, 2026

Mitrovica mposht Ludogoretsin dhe kualifikohet në rundin e dytë të Ligës së Kampionëve


KFF Mitrovica ka vazhduar shkëlqimin në arenën evropiane, duke siguruar kualifikimin në rundin e dytë të UEFA Women’s Champions League.

Pas fitores spektakolare 10:0 ndaj Zimbru Chișinău në gjysmëfinale, kampionia e Kosovës triumfoi edhe në finalen e raundit të parë kualifikues, duke e mposhtur kampionen e Bullgarisë, Ludogorets Razgrad, me rezultat 2:0.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” u dominua nga futbollistet mitrovicase, të cilat krijuan më shumë raste dhe u treguan më efikase në fazën sulmuese.

Aurora Mulliqi e zhbllokoi rezultatin në minutën e 15-të, duke i dhënë epërsinë Mitrovicës, ndërsa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1:0.

Në pjesën e dytë, Blerta Shala realizoi golin e dytë në minutën e 61-të, duke vulosur fitoren dhe kualifikimin e kampiones së Kosovës.

Mitrovica regjistroi 13 goditje gjatë ndeshjes, përballë pesë të Ludogoretsit. Edhe pse skuadra bullgare pati më shumë posedim të topit, Mitrovica ishte dukshëm më e rrezikshme dhe më konkrete para portës kundërshtare.

Me këtë fitore, KFF Mitrovica avancon në rundin e dytë kualifikues të UEFA Women’s Champions League, ku më 5 gusht do të përballet me skuadrën norvegjeze Brann, në përpjekje për të vazhduar rrugëtimin historik në garën më prestigjioze evropiane për klube.

Leave a Reply

Lini një koment