E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaMjeku i arrestuar për ngacmim seksual përfundon në spital

Mjeku i arrestuar për ngacmim seksual përfundon në spital

Mjeku kirurg N.N., i cili është arrestuar pas kallëzimit për ngacmim seksual nga një 21-vjeçare, ka lënë ambientet e paraburgimit dhe është dërguar në Spitalin e Korçës për shkak të problemeve kardiake.

Mësohet se kirurgu ka pasur shqetësime kardiake dhe është dërguar me urgjencë për kontroll mjekësor.

Pas vizitës dhe ekzaminimeve, EKG-ja ka rezultuar me probleme kardiake, ndërsa mjeku kardiolog ka vendosur që N.N. të mbahet i shtruar në spital, nën monitorim.

Të enjten është caktuar seanca për masën e sigurisë ndaj tij dhe në varësi të gjendjes shëndetësore do të vendoset nëse masa do të zhvillohet në gjykatë apo në ambientet e Spitalit të Korçës.

/tvklan.al

Lini një koment