Mohammad Bagher Ghalibaf kryeson delegacionin e i Iranit për bisedimet me SHBA në Zvicër
Negociatori kryesor i Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, do të kryesojë delegacionin e vendit për t’u angazhuar në bisedime me SHBA-në në Zvicër, shkruan CNN.
Ghalibaf, kryetari i parlamentit iranian, ka luajtur një rol qendror gjatë gjithë serisë së negociatave të Iranit për t’i dhënë fund konfliktit.
Ministri i Jashtëm Abbas Aragchi dhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Esmaeil Baghaei janë gjithashtu në delegacion me disa zyrtarë të tjerë, përfshirë udhëheqës të bankave dhe të naftës.
I dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndri i Presidentit Donald Trump, Jared Kushner, janë tashmë në Zvicër duke u marrë me elementët teknikë të negociatave, të cilët u vunë në dyshim nga luftimet e vazhdueshme midis forcave izraelite dhe Hezbollahut në Liban.
Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance pritet të udhëtojë gjithashtu për në Zvicër, ndërsa fillojnë përgatitjet për bisedimet me Iranin, sipas një zyrtari amerikan.