Momente frike në Durrës, suvaja bie nga pallati dhe dëmton makinën e parkuar poshtë
Një incident është regjistruar pasditen e kësaj të hëne, në lagjen nr. 4, pranë zonës së Stacionit të Trenit në Durrës.
Gazetarja e Klan News Enkeleda Arapi raporton se një pjesë suvaje është shkëputur nga fasada e një pallati të vjetër në këtë lagje dhe ka rënë në rrugë.
Si pasojë, është dëmtuar një automjet që ndodhej i parkuar pranë godinës, ndërsa më pas mjeti është larguar nga vendi i ngjarjes.
Në zonë kanë mbërritur punonjës të zjarrfikëses dhe efektivë të policisë, të cilët kanë rrethuar perimetrin për të shmangur rrezikun për qytetarët dhe automjetet që kalojnë aty pranë.
Autoritetet pritet të kryejnë verifikimet për gjendjen e fasadës së pallatit, me qëllim parandalimin e rasteve të tjera të ngjashme.
/tvklan.al