E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Momente frike në SHBA, avioni prek pistën me bisht dhe shkakton shkëndija (VIDEO)

Momente frike në SHBA, avioni prek pistën me bisht dhe shkakton shkëndija (VIDEO)

Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Cincinnati/Northern Kentucky në SHBA, ku një avion mallrash Boeing 777-300ER preku pistën me bisht gjatë një tentative uljeje, duke shkaktuar shkëndija.

Sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA), incidenti ndodhi të dielën, kur avioni i kompanisë Kalitta Air, që kryente fluturimin 264 nga Brukseli, tentoi të ulej, por manovra nuk rezultoi e suksesshme. Gjatë afrimit, bishti i avionit preku pistën, duke shkaktuar shkëndija, përpara se piloti të kryente një manovër ngritjeje dhe të provonte sërish uljen.

Pamjet e siguruara nga Fox19 tregojnë momentin kur bishti i avionit zvarritet në pistë, ndërsa dëgjohen reagimet e habitura të personave që po e ndiqnin ngjarjen.

Avioni u ul me sukses rreth orës 20:15 sipas orës lokale. Menaxheri i operacioneve të Kalitta Air, Heath Nichol, bëri të ditur se asnjë anëtar i ekuipazhit nuk u lëndua dhe se avioni u dërgua menjëherë për inspektim teknik.

FAA ka njoftuar se ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit.

Lini një koment