E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaMomente paniku në kroçierë, pasagjeri anglez transportohet me urgjencë drejt spitalit

Momente paniku në kroçierë, pasagjeri anglez transportohet me urgjencë drejt spitalit

Një operacion shpëtimi është zhvilluar pak para mesnate nga Kapiteneria e Portit Durrës, pas një thirrjeje emergjente të marrë nga kroçiera “Marbella Explorer II”, e cila lundronte nga Korfuzi drejt Kotorrit.

Siç raporton gazetarja e Klan News, Enkeleda Arapi, në orën 23:50, Kapiteneria e Portit Durrës është njoftuar se një shtetas anglez kishte shfaqur simptoma të rënda shëndetësore dhe kishte nevojë për ndërhyrje urgjente mjekësore.

Menjëherë pas sinjalizimit, autoritetet portuale udhëzuan kroçierën që të afrohej, ndërsa u vu në lëvizje operacioni për evakuimin e të sëmurit.

Paralelisht u njoftua edhe ambulanca. Shtetasi anglez mbërriti në spital në orën 02:30 dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

/tvklan.al

Lini një koment