E premte, 27 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Monitorim intensiv në Fier, 6 shoferë të dehur në pranga dhe 1 251 gjoba në një javë

Monitorim intensiv në Fier, 6 shoferë të dehur në pranga dhe 1 251 gjoba në një javë

Policia Rrugore e Fierit ka zhvilluar për një javë monitorim intensiv të qarkullimit me pajisje inteligjente në akset rrugore dhe në pikat hyrëse-dalëse të qarkut, me objektiv parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut, siç njofton Policia e Shtetit.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar 16 drejtues mjetesh që drejtonin mjetet në mënyrë të parregullt ose shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Prej tyre, 6 janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 4 janë proceduar në gjendje të lirë për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 6 të tjerë janë proceduar për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit.

Në total janë vendosur 1 251 masa administrative. Pjesa më e madhe, 982 masa, janë për tejkalim të shpejtësisë, ndërsa 78 janë për mospërdorim të rripit të sigurimit, 37 për parakalime të gabuara, 29 për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit, 9 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe 116 për shkelje të tjera.

Policia Rrugore e Fierit apelon sërish për respektimin rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor, si një kontribut i rëndësishëm për sigurinë në rrugë.

Lini një koment