Friday, 21 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaMori leje nga Burgu i Reçit, arratiset i dënuari për grabitje Petrit Ndoci! Zbulohet letra për familjen: Po largohem, ju dua

Mori leje nga Burgu i Reçit, arratiset i dënuari për grabitje Petrit Ndoci! Zbulohet letra për familjen: Po largohem, ju dua

I dënuari për grabitje dhe armëmbajtje pa leje, Petrit Ndoci, rezulton se është arratisur pasi ka shfrytëzuar një leje ditore të dhënë nga Burgu i Reçit.

Bëhet me dije se ai është shpallur në kërkim pasi nuk është kthyer në burgun e Reçit pas përfundimit të lejes.

Ndoci duhej të kthehej sot në orën 12:30 në institucionin e vuajtjes së dënimit, por nuk është paraqitur.

Sipas informacioneve paraprake, vëllai i tij ka deklaruar se Petrit Ndoci kishte lënë një letër për familjarët, ku shkruante:

“Po largohem, ju dua shumë.”

Ndoci po vuante dënimin për veprat penale “vjedhje me dhunë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Mësohet se atij i kishin mbetur rreth dy vite burgim për të përfunduar dënimin.

SHKB e burgjeve ka nisur një jhetim teksa ëhstë informuar edhe Policia për shpalljen në kërkimt ë Ndocit.

Do verifikohet gjithashtu praktika e dhënies së lejes, nëse janë zbatuar rregullat dhe ligjet apo nëse ka pasur shkelje në procedura.

Lini një koment