Mosmarrëveshje pronësore mes dy vëllezërve në Korishë, ndërhyn policia
Një mosmarrëveshje pronësore mes dy vëllezërve ka përfunduar me ndërhyrjen e policisë në fshatin Korishë të Prizrenit.
Siç raporton Klan Kosova, korrespodenti Nuhi Salihu ka dhënë detaje se në kulmin e shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur 200 fishekë për armë të gjata.
Palët janë shoqëruar në stacionin policor për procedurat e mëtejshme.