E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaMot i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla

Mot i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla

Autoritetet detare kanë njoftuar për përkeqësim të kushteve hidrometeorologjike në Gjirin e Vlorës dhe në det të hapur gjatë ditës së sotme, 8 maj 2026.

Sipas parashikimeve, duke nisur nga ora 08:00 priten erëra të forta nga drejtimi jug-juglindje me forcë deri në 6-7 ballë dhe shpejtësi 15-20 m/s, ndërsa lartësia e dallgëve do të arrijë nga 1.5 deri në 2.5 metra.

Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike, është ndaluar pajisja me leje nisjeje për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit që operojnë jashtë Gjirit të Vlorës, duke filluar nga ora 08:00 deri në orën 22:00 të datës 8 maj.

Autoritetet u kanë bërë thirrje të gjitha subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë aktivitet në fushën e detarisë të marrin masa për sigurimin e mjeteve lundruese në porte dhe të rrisin gatishmërinë e ekuipazheve për të shmangur çdo situatë emergjente.

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë operimin normalisht sipas destinacioneve të planifikuara.

Sipas njoftimit, përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit pritet pas orës 22:00 të mbrëmjes së sotme.

Lini një koment