E hënë, 23 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Moti i keq/ Stuhia shemb çatinë e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën: Dëme materiale, por puna vijon normalisht!

Moti i keq/ Stuhia shemb çatinë e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën: Dëme materiale, por puna vijon normalisht!

Çatia e spitalit të Pukës është shkatërruar për shkak të erës së fortë dhe një pjesë e saj ka përfunduar mbi një ambulancë.

Pjesë të tjera druri dhe llamarine nga çatia shihen të shpërndara në oborrin e spitalit.

Incidenti i të hënës është shkaktuar nga era e fortë dhe reshjet. Edhe dy vite më parë, çatia e spitalit ishte dëmtuar për shkak të reshjeve të shumta dhe erës së fortë.

“Stuhia e mbrëmshme ka shkaktuar dëmtime të reja në çatinë e urës lidhëse ndërmjet Urgjencës dhe godinës së Spitalit të Pukës. Pavarësisht ndërhyrjes së kryer gjatë ditës së djeshme për zëvendësimin e çatisë, reshjet intensive gjatë natës kanë sjellë dëmtime të tjera në këtë strukturë. OShKSh po ndjek nga afër situatën dhe ka marrë masat e nevojshme për adresimin e kësaj problematike, pa cenuar funksionimin e shërbimeve shëndetësore”, tha Ministria e Shëndetësisë në një njoftim për mediat.

“Spitali Bashkiak Pukë vijon punën normalisht. Shërbimet ofrohen pa ndërprerje dhe pacientët marrin kujdesin e nevojshëm”.

Lini një koment