“Moto Fest Shkodra 2026” ndez qytetin me motorë, muzikë dhe atmosferë festive
Shkodra u elektrizua mbrëmjen e premte nga atmosfera unike e “Moto Fest Shkodra 2026”, eventi që bashkoi qindra motoristë, adhurues të rock-ut dhe vizitorë nga vende të ndryshme në zemër të qytetit.
Sheshi u kthye në një skenë të madhe feste, me muzikë live, motorë dhe atmosferë spektakolare që dominoi qytetin deri në orët e vona të natës.
Të apasionuar pas motorëve nga Shqipëria dhe vende të tjera të botës zgjodhën Shkodrën për të qenë pjesë e këtij festivali, duke e kthyer qytetin në një pikëtakim të kulturës moto dhe rock-ut.
Koncertet live ndezën natën e parë të festivalit, ndërsa performancat energjike dhe ritmet rock krijuan një atmosferë plot adrenalinë dhe emocion.
“Moto Fest Shkodra”, i mbështetur nga Bashkia Shkodër, vijon edhe për dy ditë me rradhë me parada motorësh, moto show dhe koncerte, që pritet të sjellin edhe më shumë pjesëmarrës dhe vizitorë në qytet.