Friday, 10 July 2026
54°F Detroit
BallinaLa LigaMourinho doli kundër transferimit të Enzo Fernandez, tani kërkon shokun e tij

Mourinho doli kundër transferimit të Enzo Fernandez, tani kërkon shokun e tij

Javën e kaluar, Real Madrid përmes një komunikate zyrtare bëri me dije se nuk interesohej për transferimin e Enzo Fernandez duke hedhur poshtë zërat e shumtë që e lidhnin argjentinasin me një transferim drejt “Los Blancos”.

Situata mesa duket ka ndryshuar pas ardhjes së Jose Mourinho. “The Special One” pëlqen një tjetër profil në mesfushë, disi i ndryshëm nga ai i Enzo Fernandez. Mourinho preferon shokun e tij të kombëtares, Alexis Mac Allister.

27-vjeçari argjentinas është nën kontratë me Liverpool deri në vitin 2028. Largimi i tij nga të kuqtë nuk do të jetë edhe aq i lehtë. Oferta e Real Madridit pritet të jetë 90-100 milionë euro. Pavarësisht se janë përmendur shumë emra, mesa duket emri i vetëm që kërkon Mourinho është pikërisht Mac Allister.

Ardhja e argjentinasit do të nxirrte menjëherë në treg Eduardo Camavingan-n , për të cilin klubi madrilen pret oferta 50-60 milionë euro. Nuk do të ishte aspak befasi nëse në marrëveshjen për Mac Allister mes dy klubeve, do të përfshihej edhe Eduardo Camavinga, pasi francezi pëlqehet shumë nga drejtuesit e Liverpool.

Lini një koment