E martë, 24 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Abissnet Superiore›Moviola e Vora-Tirana, Xhaja nuk gabon asgjë, edhe VAR-i i jep të drejtë

Moviola e Vora-Tirana, Xhaja nuk gabon asgjë, edhe VAR-i i jep të drejtë

Përsa i përket moviolës, Vora-Tirana nuk ka pasur shumë momente të diskutueshme, pasi asnjëra skuadër nuk arriti të shënonte dhe diskutimet e pakta kanë qenë një penallti për Tiranën, në minutën e 36-të, kur Vrapi, në marrjen e topit, rrëzon brenda zonës Hazrollajn, si dhe një diskutim për një karton të verdhë dhe një pozicion jashtë loje.

Minuta e 9-të: Ka ndërhyrje nga Vrapi ndaj Alvarez, që kontrollohet nga VAR për një moment. Më pas gjyqtari Xhaja nuk akordon karton. Nga pamjet duket se ndërhyrja ishte e gabuar dhe u akordua faull, por jo në masën e ndëshkimit. Xhaja veproi drejt gjatë komunikimit me VAR-in, ku u sugjerua se nuk ishte ndërhyrje për karton.

Minuta e 16-të: Daci provon te Tirana, por pozicioni i tij ishte jashtë loje. Nga pamjet duket qartë se ndërhyrja me kokë e Dacit ishte më e shkëputur se dy mbrojtësit vorakë që e mbulonin atë, Shiba dhe Zuna. Në këtë rast nuk pati ndonjë komunikim, përveçse një dorë që tregonte goditje të lirë për pozicion jashtë loje.

Minuta e 36-të: Pretendim për penallti nga Tirana. Hazrollaj, pasi ka marrë një top nga Ndong, është futur brenda zonës dhe është rrëzuar, duke pretenduar për një shtyrje të Vrapit, por edhe nga pamjet tregohet qartë se nuk ishte një shtytje me krah, por me trup. Edhe në këtë rast Xhaja ka veproi mirë, duke mos akorduar penallti dhe ka vijuar lojën.

Lini një koment