Wednesday, 1 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaMuça: Berisha i bëra listat e kryesisë me ata që ishin në protestë

Muça: Berisha i bëra listat e kryesisë me ata që ishin në protestë

Gazetari Flogert Muça ka folur për Euronews Albania në emisionin “Now” me Erla Mëhillin. Muça ka komentuar listat e propozuara nga kreu i PD-së, Sali Berisha, këtë të mërkurë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ku sipas tij propozimet kishin lidhje me protestën.

Muça analizoi se, sipas tij, lista është diktuar nga zhvillimet e protestës. Berisha, sipas tij, ka përfshirë në listë përfaqësuesit që kanë qenë aktivë në protestë.

“Berisha ka bërë një analizë të plotë dhe ka përmendur edhe disa prej figurave që dolën nga ai shesh, si Enri Ceno, Gaba (siç u përmend më herët) dhe Keli. Sipas tij, është pikërisht protesta ajo që ka diktuar këto lista.”-tha Muça.

Lini një koment