Monday, 26 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Kampionati boteror›Muçi spektakolar, shkëlqen sërish në Turqi! Protagonist në 4 golat e Trabzonsporit

Muçi spektakolar, shkëlqen sërish në Turqi! Protagonist në 4 golat e Trabzonsporit

Ernest Muçi është i pandalshëm në Turqi.

Në ndeshjen e sotme të Trabzonsporit ndaj Rizesporit të Qazim Laçit në transfertë, Muçi dha dy asist për të barazuar rezultatin 2-2, shkruan A2.

Në minutën e 57, Muçi goditi pas një aksioni të bukur dhe gjeti devijimin e portierit, ndërsa Frankulino u tregua i aftë të shtynte topin në rrjetë.

Kësisoj, falë kontributit të Muçit, ndeshja u kthye përkohësisht nga 2-0 për Rizespor, në 3-2 për Tranbzonspor. Por, mesfushori tjetër i Kombëtares, Qazim Laçi, barazoi shifrat në 3-3 në një ndeshje spektakolare me protagonistë lojtarët kuqezi.

Ishte sërish Muçi me një tjetër asist për Franculinon që çoi shifrat 3-4 për Trabzonsporin.

Lini një koment