Wednesday, 24 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaMungesa e avokatëve ‘bllokon’ gjyqin, 24 fashikuj hetimorë në dispozicon të Veliajt

Mungesa e avokatëve ‘bllokon’ gjyqin, 24 fashikuj hetimorë në dispozicon të Veliajt

10 qershor 2026 – Për shkak të mungesës së disa avokatëve, në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO), është shtyrë sërish seanca në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe 18 të pandehurve të tjerë.

Siç raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci, Veliaj mungoi në sallën e gjyqit, ndërsa u përfaqësua nga avokati i tij, Plarent Ndreca. Mësohet se ai i kishte dërguar një shkresë gjykatës ku i bënte me dije se nuk ka shkuar në seancë për shkak të kafazit të qelqtë.

“Nuk është e hijshme e as dinjitoze”, mësohet të ketë shkruar kreu i bashkisë më të madhe në vend.

Dy vendime që u morën në këtë seancë të shkurtër ishin pezullimi për të dytën herë i afateve të paraburgimit për Veliajn dhe vënia në dispozicion e 24 fashikujve hetimorë.

Trupa gjyqësore përbëhet nga Elsa Ulliri në cilësinë e kryesueses, ndërsa anëtarë janë Flora Hajredini dhe Besmir Stroka. Në sallë ishte i pranishëm prokurori Ols Dado, ndërsa mungon Altin Dumani.

Duhet theksuar se nga e marta e datës 16 qershor e në vazhdim, procesi ndaj Veliajt do të jetë çdo të martë në orën 10:00…


/tvklan.al

Lini një koment