E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Mungoi në seancë pas njoftimit të largimit nga grupi i PS, karrigia e Marjana Koçekun zihet nga deputetja e Vlorës

Mungoi në seancë pas njoftimit të largimit nga grupi i PS, karrigia e Marjana Koçekun zihet nga deputetja e Vlorës

Deputetja Marjana Koçeku nuk ishte e pranishme në seancën plenare të kësaj të enjteje, pak ditë pasi njoftoi largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Në sallën e Kuvendit u vu re se vendi që ajo mbante deri më tani ishte zënë nga deputetja socialiste e Vlorës, Briseida Çakërri.

Ndryshimi tërhoqi vëmendjen në sallë, ndërsa mungesa e Koçekut vjen pas largimit të saj nga PS, duke deklaruar se tashmë është një deputete e pavarur.

Lini një koment