Mungoi Veliaj dhe avokati Ndrenca, shtyhet seanca në GJKKO. Caktohet data 7 korrik
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, u zhvillua këtë të martë seanca e radhës në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Në seancë mungonte kryebashkiaku Veliaj, pasi refuzoi të qëndrojë në kafazin e qelqtë. Gjithashtu nuk ishte i pranishëm as avokati i tij, Plarent Ndrenca, dhe për shkak të këtij të fundit, Gjykata e shtyu seancën në datën 7 korrik, ora 10:00.
Prokurori i çështjes, Ols Dado, kërkoi shtyrjen e procesit, duke argumentuar se mungesa e mbrojtjes ligjore përbën pengesë për zhvillimin normal të gjykimit dhe se afatet e paraburgimit duhet të pezullohen deri në seancën e radhës.
“Ka pengesë për zhvillimin e procesit pasi mungon avokati i të pandehurit Veliaj. Gjykata duhet të shtyjë procesin dhe të pezullojë afatet e paraburgimit”, është shprehur Ols Dado.