Murati dorëzon kallëzim penal kundër Përparim Ramës për keqpërdorim të 2.2 milionë eurove në tenderë
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka dorëzuar sot kallëzim penal në Prokurori ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe bashkëpunëtorëve të tij në komunë, në lidhje me keqpërdorimin e 2.2 milionë eurove, siç njofton KosovaPress.
Sipas Muratit, Rama ka keqpërdorur mbi 2.2 milionë euro në tenderë.
Ai tha se nga raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit rezulton se Komuna e Prishtinës ka bërë pagesa për fatura që nuk kanë të bëjnë me projektin, madje në 21 raste projektet nuk kanë ekzistuar fare në buxhet.
“Ftoj prokurorinë të hetojë këtë rast, i cili përmban prova të qarta të keqpërdorimit të parasë publike”, tha Murati, duke ftuar Prokurorinë që ta hetojë rastin.