E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiMuriqi ndëshkon Realin, Barcelona synon shkëputjen

Muriqi ndëshkon Realin, Barcelona synon shkëputjen

Vedat Muriqi është padiskutim protagonisti i Majorkës në suksesin përballë Realit të Madridit, pasi shënon golin e fitores në kohën shtesë.

Një rezultat sensacional ndodhi këtë pasdite në La Ligën spanjolle. Real Madridi u mund 2-1 në Majorka, e cila, me golin e fitores të Muriqit në minutën e 91-të, i dha Barcelonës një asist të këndshëm dhe të papritur për të vulosur titullin e ligës tetë ndeshje para përfundimit të kampionatit.

Sonte, skuadra e Flick përballet me Atlético Madridin në orën 21:00 në një parapërgatitje para ndeshjes së çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, dhe një fitore do t’i çonte ata shtatë pikë larg rivalëve të tyre të përbetuar në renditje.

The post Muriqi ndëshkon Realin, Barcelona synon shkëputjen appeared first on RTSH.

Lini një koment