E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaMurtaja e bagëtive në 2025, qeveria jep mbi 53 mln lekë dëmshpërblim për fermerët

Murtaja e bagëtive në 2025, qeveria jep mbi 53 mln lekë dëmshpërblim për fermerët

Fermerët e kafshëve që u dëmtuan gjatë vitit 2025 nga murtaja e ruminantëve të vegjël do të dëmshpërblehen në masën 53 345 500 lekë në total.

Pronarët do të dëmshpërblehen nga buxheti i vitit 2026 i miratuar për Ministrinë e Bujqësisë.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Ky fond synon të mbulojë humbjet e blegtorëve, kafshët e të cilëve rezultuan pozitive ndaj sëmundjes infektive, bazuar në analizat rigoroze të kryera nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV).

Lini një koment