E premte, 6 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Nations League/ Spagna shpall listën me 26 lojtarë, 3 risi nga trajneri de la Fuente

Nations League/ Spagna shpall listën me 26 lojtarë, 3 risi nga trajneri de la Fuente

Jacobo Ramón, Valles dhe Marc Roca janë grumbulluar për herë të parë me kombëtaren e Spanjës për ndeshjet e radhës në Nations League. Trajneri Luis de la Fuente ka zbuluar listën me 26 lojtarët e thirrur për të mbyllur vitin 2026, vitin e “yllit të dytë”.

Me një video të mbushur me emocione, ku u bëhej homazh viktimave të tragjedisë hekurudhore të Urda, si dhe lojtarit që humbi jetën Jesús de Miguel, trajneri ka njoftuar organikën që do të ketë në dispozicion për ndeshjet e 12 nëntorit ndaj Çekisë dhe 15 nëntorit kundër Anglisë.

Në listë mungojnë Eric García, Rodrigo dhe Dani Olmo, të tre për shkak dëmtimi. Një nga ristitë është mbrojtësi qendror i Como-s, Jacobo Ramón, i cili, sipas “Marca”, është vlerësuar për sezonin e shkëlqyer që po zhvillon. Ai i bashkohet grupit prej 4 qendërmbrojtësve, kurse Pubill do të jetë mbrojtës i djathtë.

Spanja ka 12 pikë në Nations League dhe vjen pas 11 fitoresh radhazi, si dhe një serie prej 42 rezultatesh pozitive radhazi. Kualifikimi për në çerekfinale është arritur matematikisht, mbetet për t’u parë, nëse Spanja do të kalojë si e para e grupit, apo si e dyta.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment