E premte, 13 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Komuniteti›Ndahet nga jeta Gjon Martin Loshi Berishaj, hatri të dielën në Shelby Township

Ndahet nga jeta Gjon Martin Loshi Berishaj, hatri të dielën në Shelby Township

Familja Berishaj njofton, përmes faqes publike të Kishës Katolike Shqiptare Shën Pali në Rochester Hills, se më 10 nëntor 2026 ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare Gjon Martin Loshi Berishaj.

Bashkëshortja Gjelina, djali Roberti, vajzat Kathy dhe Leonora, nipat Joseph dhe Tyler, vëllau Pashku, nipat e mbesat, kushërinjtë dhe mbarë vllaznia Berishaj e qesin hatrin për të ndjerin Gjon ditën e diel, më 15 nëntor 2026, nga ora 2:00 pasdite deri në 8:00 të mbrëmjes, në shtëpinë funerale Wujek-Calcaterra & Sons (25 Mile, Van Dyke), në adresën 54880 Van Dyke Ave, Shelby Township, MI 48316.

Mesha e shenjtë mbahet të hënën, më 16 nëntor 2026, në orën 10:00 paradite, në Kishën Katolike Shqiptare Shën Pali, 525 W Auburn Rd, Rochester Hills, MI 48307. Varrimi bëhet pas meshës në varrezat Guardian Angel Cemetery, 4701 N. Rochester Rd, Rochester, MI 48306.

Redaksia e shqipdetroit.com i shpreh ngushëllimet familjes Berishaj. Shpirti i Gjonit pushoftë në paqe!

Lini një koment