Tuesday, 30 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaNdahet nga jeta ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Neki Dredha, babai i Ermal Dredhës

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Neki Dredha, babai i Ermal Dredhës

Është ndarë nga jeta këtë të premte Neki Dredha, ish-kryetar i Bashkisë së Vlorës në vitet 1998-2000 dhe babai i ish-kryebashkiakut të Vlorës, Ermal Dredha.

Neki Dredha ishte mjek me profesion dhe një nga figurat e njohura të shëndetësisë në qytetin e Vlorës, ku shërbeu për vite me radhë me përkushtim në sistemin shëndetësor.

Përveç angazhimit në mjekësi, ai mbajti edhe detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Vlorës, ndërsa në vitin 2013 u vlerësua me titullin “Qytetar Nderi i Vlorës” për kontributin e tij në qytet.

Gjatë karrierës së tij, Dredha u angazhua edhe në fushën e letërsisë dhe publicistikës, duke botuar disa libra me karakter poetik dhe memorialistik. Një prej veprave të tij më të njohura është poema narrative “Labëria Magjike”.

Ai është gjithashtu autor i shkrimeve kushtuar historisë së mjekësisë dhe figurave të shquara të shëndetësisë shqiptare.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka sjellë reagime dhe mesazhe ngushëllimi nga qytetarë, kolegë dhe përfaqësues të jetës publike në Vlorë.

Lini një koment