Ndërhyrja nga ajri lokalizon vatrën e zjarrit në kurorën e Sarandës, shuhen flakët dhe shmangen pasojat në banesat te “
Kalon pa pasoja në të lënduar e dëme banesash situata e zjarrit në Sarandë.
Është vënë plotësisht nën kontroll dhe është fikur vatra e fuqishme e zjarrit që shpërtheu pasditen e sotme në kurorën e gjelbër të qytetit.
Flakët, të cilat përfshinë një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha dhe bimësi të dendur në zonën kodrinore mbi rrugën nr. 5, rrezikuan seriozisht zonat e banuara pranë qendrës së qytetit.
Përhapja e shpejtë e flakëve, e favorizuar nga era e fortë dhe terreni i thyer kodrinor, krijoi re të mëdha tymi mbi qytetin bregdetar dhe ngriti alarmin te banorët lokalë, ndërsa zjarri po i afrohej ndërtesave pranë Manastirit historik të 40 Shenjtorëve.
Aksioni i shpëtimit mori kthesë vendimtare falë ndërhyrjes nga ajri të një helikopteri të emergjencave civile, i cili në bashkëpunim me efektivat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) në tokë, arriti të izolonte me shpejtësi vatrat aktive dhe të shmangte dëmtimin e pronave apo rrezikun për jetën e qytetarëve.
Aktualisht, forcat zjarrfikëse po vijojnë monitorimin e terrenit për të shmangur çdo rindezje të mundshme të vatrës nga era.