E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Ndërpritet energjia në Portin e Vlorës, 700 pasagjerë dhe 180 automjete mbeten në pritje (VIDEO)

Ndërpritet energjia në Portin e Vlorës, 700 pasagjerë dhe 180 automjete mbeten në pritje (VIDEO)

Ndërprerja e energjisë elektrike ka penguar procesin e imbarkimit të rreth 700 pasagjerëve dhe 180 automjeteve në portin e Vlorës.

Mungesa e energjisë ka shkaktuar probleme në funksionimin normal të portit, duke sjellë vonesa dhe bllokimin e përkohshëm të procedurave të imbarkimit.

Pasagjerët dhe automjetet kanë mbetur në pritje, ndërsa autoritetet kanë ndërhyrë për rikthimin e energjisë dhe normalizimin e situatës.

Lini një koment