Saturday, 24 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës për shkak të punimeve në rrjet

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës për shkak të punimeve në rrjet

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot, më 24 tetor, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të kryeqytetit, për shkak të punimeve në rrjet, siç njofton Telegrafi.

Sipas njoftimit, ndërprerja prek Lagjen Nic, Çagllavicën, Lagjen Qendresa, një pjesë të Veternikut në drejtim të Rezonancës dhe Hajvalinë.

Furnizimi do të mungojë deri në përfundim të punimeve, ndërsa kompania i ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin.

Lini një koment