Wednesday, 26 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaNdërron jetë i burgosuri në Fier, pjesë e grupit që pastronte paratë e kokainës në Belgjikë

Ndërron jetë i burgosuri në Fier, pjesë e grupit që pastronte paratë e kokainës në Belgjikë

Një i burgosur ka ndërruar jetë sot në 26 gusht në burgun e Fierit.

I burgosuri që ka ndërruar jetë është Ardian Malasi.

Ai ishte dënuar me tetë vite heqje lirie. Dyshohet se Malasi ka pësuar hemoragji celebrale.

Malasi, pjesë e grupit që pastroi paratë e kokainës në Belgjikë

Ardian Malasi, që ndërroi jetë në burgun e Fierit është dënuar me 8 vite burg për kryerjen e veprës penale “Pastrim i produktit të veprës penale së veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Vendimi ka marrë formën e prerë më datë 01.06.2026. Malasi ishte arrestuar që në datën 26.10.2023. Ai ishte transferuar nga burgu “Jordan Misja” në Tiranë për në IEVP Fier në datë 16.07.2026. Kishte vuajtur 4 vite, 1 muaj e 18 ditë në burg. I kishin mbetur për të shlyer edhe 3 vite, 10 muaj e 12 ditë.

Lini një koment