Tuesday, 22 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaNdërtim pa leje dhe shpërdorim detyre, sekuestrohet hoteli luksoz në Ksamil

Ndërtim pa leje dhe shpërdorim detyre, sekuestrohet hoteli luksoz në Ksamil

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka kërkuar dhe ka marrë masa sigurie ndaj disa pasurive në kuadër të një hetimi për ndërtim pa leje dhe shpërdorim detyre.

Me vendim të gjykatës është sekuestruar hoteli “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një objekt pesëkatësh që, sipas Prokurorisë, dyshohet se është ndërtuar pa leje.

Në kuadër të të njëjtit hetim është sekuestruar edhe një objekt pranë hotelit, me një kat të ndërtuar pa leje dhe me sipërfaqe 52.2 metra katrorë.

Gjykata ka caktuar gjithashtu masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” për shtetasin me inicialet K.P.

Masat janë kërkuar në kuadër të procedimit penal nr. 522/2025, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm”, të parashikuar nga neni 199/a-4 i Kodit Penal, dhe “Shpërdorim detyre”, të parashikuar nga neni 248.

Sipas Prokurorisë, hetimet vijojnë për të identifikuar dhe përcaktuar përgjegjësinë e të gjithë personave që dyshohet se janë përfshirë në këtë çështje.

Hetimi është në vijim dhe masat e sigurisë nuk përbëjnë një vendim përfundimtar mbi fajësinë e personave nën hetim.

Lini një koment