Friday, 23 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Te dobishme›Ndihmë ligjore falas për imigrantët në Michigan: MIRC, zyrat dhe numri ku të telefononi

Ndihmë ligjore falas për imigrantët në Michigan: MIRC, zyrat dhe numri ku të telefononi

Qendra e të Drejtave të Imigrantëve në Michigan ofron shërbime ligjore falas — azil, shtetësi, mbrojtje nga dëbimi — me zyra në Detroit, Ypsilanti, Lansing, Kalamazoo dhe Grand Rapids

Për imigrantët në Michigan që kanë nevojë për ndihmë ligjore por nuk mund ta përballojnë koston e një avokati, ekziston një adresë e sigurt: Michigan Immigrant Rights Center (MIRC). Siç bën të ditur vetë qendra, e cila është program i Michigan Advocacy Program, të gjitha shërbimet e saj ofrohen FALAS për personat me të ardhura të kufizuara.

MIRC mbulon një gamë të gjerë çështjesh: aplikime për azil, shtetësi dhe natyralizim, mbrojtje nga dëbimi (deportimi), viza U dhe T për viktimat e krimit dhe trafikimit, programin DACA për të rinjtë e ardhur si fëmijë, si dhe autorizime pune. Qendra mban gjithashtu një tryezë ndihme pranë gjykatës së imigracionit në Detroit, ku personat që kanë seanca gjyqësore mund të marrin orientim fillestar pa pagesë.

Një nga mjetet më të vlefshme që ofron qendra janë materialet “Know Your Rights” (Njih të Drejtat Tua), të përgatitura në bashkëpunim me degën e Michiganit të ACLU-së — udhëzues praktikë se si të veprooni gjatë kontrolleve apo ndalimeve nga agjentët federalë të imigracionit.

Zyrat e MIRC-it ndodhen në Detroit, Ypsilanti, Lansing, Kalamazoo dhe Grand Rapids. Numri i telefonit për të kërkuar ndihmë është (734) 239-6863. Për shkak të kërkesës së lartë, këshillohet të telefononi sa më parë dhe të keni gati dokumentet tuaja bazë kur të lidheni me një avokat të qendrës.

Shënim i rëndësishëm: MIRC nuk përfaqëson persona në çështje penale dhe nuk ofron këshilla për çështje që nuk lidhen me imigracionin — por për çdo problem me statusin tuaj ligjor në SHBA, është pika e parë ku duhet të trokisni.

Lini një koment