E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaNdodh në Korçë! E reja shkon për të hequr apadensitin, e ngacmon seksualisht kirurgu 72 vjeçar – Tv Klan

Ndodh në Korçë! E reja shkon për të hequr apadensitin, e ngacmon seksualisht kirurgu 72 vjeçar – Tv Klan

Policia e Korçës ka arrestuar sot, 11 maj, një kirurg 72 vjeçar pas kallëzimit të një vajze 21-vjeçare për ngacmim seksual.

Sipas denoncimit, e reja ishte paraqitur në urgjencë për dhimbje barku dhe të vjella, dhe pas kontrolleve mjekësore ishte vendosur që të nënshtrohej një ndërhyrjeje për apandesit. Gjatë procedurës, mjeku dyshohet ta ketë ngacmuar seksualisht, duke e prekur në pjesë intime nën pretendimin se po kryente kontroll mjekësor.

21-vjeçarja ndodhet ende e shtruar në Spitalin e Korçës, ndërsa policia ka marrë dëshminë e saj dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe marrjen e masave ligjore ndaj kirurgut.

Siç bën me dije gazetarja e Klan News, Daniela Zisi, kirurgu rezulton i dënuar në vitin 2014 nga Gjykata e Korçës me 2.5 vite burg për “korrupsion pasiv” dhe iu hoq e drejta e ushtrimit të profesionit për 6 muaj.

/tvklan.al

Lini një koment