“Ndreca dhe Spiropali nuk duhet të ikin nga PS,” Kthupi: Lëre çfarë thotë zoti Rama
Avokati dhe analisti, Rezart Kthupi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur me përjashtimin e Elisa Spiropalit. Kthupi u shpreh se shkaqet e këtij vendimi nuk lidhen me çështje si reforma territoriale, por lidhur me deklaratat dhe kritikat e Spiropalit ndaj kryetarit të saj.
“Spiropali s’u përjashtua për reformën territoriale. Zonja Spiropali u përjashtua për një arsye shumë të thjeshtë në atë partinë nuk mund të kesh mendim ndryshe. Duhet të kesh vetëm mendimin e kryetarit.
Zonja Spiropali dhe zoti Braçe ngritën një shqetësim publik në raport me një ligj që parashiko të kalojë. Po u mblodh grupi parlamentar i PS-së dhe vendosi që do ta votojmë ligjin. Kur grupi parlamentar thotë që do ta votojmë ligjin është vijë politike e partisë dhe ty nuk ke nga lëvizja ose pastaj ik nga partia.
Nëse grupi parlamentar thotë që ti mund të votosh si duash për ligjin, atëherë ti ndiq vullnetin tënd. Nuk u përjashtua sepse mbajti një qëndrim politik të ndryshëm nga partia e saj. Zonja Spiropali ka votuar çdo ligj që ka votuar partisë socialiste. Domethënë është në konceptin e deputetit është ka ndjekur linjën politike të partisë. Atë që do duhet të bënte çdo deputet për sa kohë do të jetë pjesë e asaj partie politike.
Zonja Spiropali po përjashtohet sepse ka kritikuar kryetarin se i tha që mungon demokracia e brendshme partie, se ti nuk merr mendimet ndryshe, se nuk mund të qeveriset në këtë formë, se ke të korruptuar, se ke se je vetë i korruptuar.
Domethënë ajo e pati me njëshin problemin, nuk e pati me vijën politike të partisë. Ajo nuk i kundërvuar partisë së saj për t’i thënë partisë që e dashur parti ti nuk je në terezi dhe unë po iki. I tha i dashur kryetar ti nuk je në terezi dhe ti duhet të marrësh masa.
Dhe ajo që bën Elisa është shprehja më e lartë e demokracisë së mundshme në parti kur ti kryeton kritikon qëndrimin”, tha ai.